E kush e dinte që India e ‘prapambetur’ e thyen këtë rekord

Periskopi.com Fun

Megjithëse reklamat në mediat lokale kundër lëvizjeve feministe janë të shumta, kur vjen puna tek pilotimi, India renditet në vendin e parë në botë.

Më pak se pesë për qind e pilotëve në mbarë botën janë femra, por kjo shifër, sipas një raporti të Reuters, rritet me 12 për qind në Indi.

Në vitin 2012, ky shtet ishte vendi më i keq në grupin e 20 vendeve më të industrializuara për sa i përket trajtimit të femrës.

Përqindja e pilotëve femra që punojnë në kompani komerciale të Indisë është më shumë se dyfishi i shifrave në vendet perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, ku sipas Autoritetit të Aviacionit Civil vetëm 4.77 për qind e pilotëve janë gra.

SHBA mbeten prapa në 4.36%, sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA).

Të qenit pilote në Indi, është ndoshta basti më i mirë në krahasim me punët e tjera, pasi është një profesionet e rralla ku nuk ka një hendek të madh pagash krahasuar me burrat.

Pagat për pilotët e të dyja gjinive, bazohet vetëm tek vjetërsia në punë dhe orët e fluturimit.

Paga mesatare fillestare për një pilot varion nga  25,000$ në  47,000 dollarë në vit.

Shpërndaje në: