E kritikojnë se nuk pozon e buzëqeshur, Bebe Rexha u kundërpërgjigjet

E kritikojnë se nuk pozon e buzëqeshur, Bebe Rexha u kundërpërgjigjet

Bebe Rexha u është përgjigjur kritikuesve me një fotografi.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha ka pranuar kritika se nuk po pozon e buzëqeshur e as këngët nuk po i ka pozitive, shkruan lajmi.net.

Ajo u është kundërpërgjigjur atyre me një fotografi ku shihet duke buzëqeshur dhe tregon gishtin e mesëm.

“Njerëzit vazhdojnë të më thonë: Bebe duhet të buzëqeshësh më shumë. Posto më shumë fotografi duke buzëqeshur, ti dukesh kaq emocionale. Shkruaj këngë të lumtura. Bëhu e lumtur. Pra, këtu është versioni im i një fotografie të buzëqeshur. Ndaloni t’u thoni vajzave se duhet të buzëqeshin për të qenë të bukura”, ka shkruar ajo pranë postimit të fotos.

https://www.instagram.com/p/B5F-azlF34c/?utm_source=ig_web_copy_link

Shpërndaje në: