E konfirmuar: Ylli i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon

E konfirmuar: Ylli i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon

Dëmtimet nuk po i ndahen Real Madrid këtë sezon. I fundit që është ndalur është Ferland Mendy. Mbrojtësi i majtë francez, ka pësuar një dëmtim në pjesën e kyçeve të këmbës.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, “Los Blancos” njoftojnë se 25-vjeçari e ka mbyllur sezonin. Lojtari anësor po zhvillon sezonin e dytë me ekipin e Zinedine Zidane.

Këtë sezon ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari, por tashmë nuk mund të ndihmojë skuadrën në garën për fitimin e titullit kampion në Spanjë.

Mendy pati të njëjtin problem në muajin prill. Lojtari qëndroi 16 ditë jashtë fushave, duke humbur pesë ndeshje me kampionët në fuqi.

Shpërndaje në: