E konfirmuar: Futbollisti i klubit ukrainas është ftuar nga Kosova për ndeshjet e marsit
Kombëtarja e Kosovës zhvillon tri ndeshje në fund të muajit mars, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Në fakt, dy prej tyre do të jenë kualifikuese, ndërsa njëra – ajo kundër Lituanisë – është miqësore që luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Një ftesë tashmë e konfirmuar nga Bernard Challandes është portieri i klubit ukrainas, Olimpik Donetsk, Betim Alimi.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi ukrainas në Twitter, duke shkruar: ”Betim Alimi është ftuar në Kombëtaren e Kosovës.” /Periskopi.com/