E konfirmuar: “Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë”

E konfirmuar: “Fëmijët kanë nevojë për mikrobe, jo për antibiotikë”

Sigurisht që larja e duarve është shumë e rëndësishme. Por problemi i madh, të paktën në perëndim është se prindërit e kanë marrë shumë seriozisht një proces të tillë, për të mbajtur gjithçka pastër…

Shkenca moderne tregon se të largosh organizma të vogla të quajtura mikrobe me anë të dezinfektuesve të duarve, sapunë antibakterial dhe overdoza antibiotikësh, po shkakton një impakt tmerrësisht negativ në sistemin imunitar të fëmijëve tanë, konfirmon mikrobiologia Marie Claire Arrieta, bashkë autore e një libri të titulluar “Let Let Man Dirt: Shpëtoni fëmijët nga një botë e vjetruar”

Ekspertët i mëshojnë faktit se ky ekzagjerim në pastërti kontribuon në një sërë kushtesh kronike, që variojnë nga alergjitë, deri në obezitet.

Marie Claire Arrieta shpjegon se kur lindim, nuk kemi mikrobe.

Sistemi ynë imunitar është i pazhvilluar.

Por, sapo mikrobet hyjnë në aksion, aktivizojnë sistemin imunitar, i cili nis të funksionojë në mënyrë të saktë.

Një higjenë e tepërt është një hipotezë që shpjegon pse alergjitë, obeziteti dhe inflamacionet janë sëmundje në rritje.

Ky shpjegim nuk është vetëm gjenetik, sipas Marie-Claire Arrieta.

Kërkimi tregon se kjo mungesë e ekspozimit ndaj mikrobeve po kontribuon në shfaqjen e këtyre sëmundjeve.

Shkenctarët besojnë se ky ekspozim ndaj mikrobeve në fillim të jetëve tona, është i nevojshëm derisa sistemi ynë imunitar të jetë formuar dhe në fund të mund të parandalojë zhvillimin e këtyre sëmundjeve.

Një nga këto të dhëna tregon se fëmijët që rriten në zona rurale, kanë më pak mundësi për të patur astmë.

Sigurisht, nuk bëhet fjalë për të mbledhur gjërat dhe për të vajtur në fshat, por ajo që sugjeron studimi është se të jetosh në një ambient pa pastërti të tepruar është në të vërtet, më mirë.

E njëjta logjikë aplikohet edhe në rastet kur kemi një kafshë shtëpiake, sidomos një qen.

Studimet kanë treguar se pastërtia e gjithçkaje që hyn në gojën e fëmijëve, rrit mundësinë e astmës.

Probabiliteti i të pasurit astmë ulet, nëse biberoni pastrohet nga goja e prindërve.

Sigurisht, higjena është thelbësore për shëndetin tonë.

Nuk duhet të ndalojmë së lari duart.

Por, është mirë që ta bëjmë një gjë të tillë në momentin që shërben për parandalimin e sëmundjeve, pra: të hamë, e më pas të përdorim tualetin.

Nëse fëmija juaj është në kopsht duke luajtur me dhe’, mos ia hiq atë pisllëk nga duart.

Kjo është këshilla e shkencëtarëve.

Duhet të ketë një ekuilibër mes parandalimit të infeksionit, që është ende një kërcënim në shoqëri, por edhe të promovojmë ekspozimin ndaj mikrobeve, që për studiuesit është e shëndetshme.

Ndërkaq, mos përdorni shumë detergjentë me kimikate në shtëpi.

Për të hequr pluhurat, mjafton lecka dhe uji (mund të shtoni uthull molle, lëng limon etj), nuk ka nevojë për dizinfektime pa fund me lloj-lloj detergjentësh.

Njësoj edhe me lajren e rrobave në lavatrice, mos hidhni më shume detergjent apo aromatizues me shumicë, sepse rrezikoni fëmijët për astmë, alergji apo probleme të tjera me frymëmarrjen.

Të dashur prindër! Lërini fëmijët të jenë “normalë”, të luajnë me dhe’, të bëhen pis, mos i trajtoni si mjet steril për ambulancë…/SuperShendeti/

Shpërndaje në: