E konfirmuar: Bartomeu u lidh sepse pagoi kompaninë që t’i prishte ‘fytyrën’ Messit
Është konfirmuar tashmë arrestimi i ish presidentit të Barcelonës, Jose Maria Bartomeut, bashkë me të paktën dy zyrtarë tjerë të lartë të klubit.
Këto arrestime kanë të bëjnë me skandalin e njohur si BarçaGate.
Administrata e Bartomeut është akuzuar qe një kohë të gjatë se e ka paguar një kompani të PR-it të quajtur I3 për t’u marrë me ndërtimin e imazhit online të klubit.
Aty pretendohet se I3 ishin paguar për t’i ndrequr imazhin vetëm Bartomeut, pasi kishte marrë kritika të shumta nga fansat, e po ashtu edhe për pritjen e fytyrës së një numri të madh futbollistësh e ish futbollistësh – përfshirë Lionel Messin, Gerard Pique-n dhe Xavit, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Barça dhe I3 i kanë mohuar këtu pretendime.
Klubi katalunas ka lëshuar një deklaratë pas bastisjeve nga njësia speciale ku thuhej se të gjithë të përmendurit janë të pafajshëm deri në një vendim tjetër të gjykatës. /Periskopi