E konfirmon studimi: Ja sa pak zgjasin antitrupat e koronavirusit
Shenjat e imunitetit zhduken shpejt tek pacientët e sëmurë rëndë me koronavirus në më pak se një muaj pasi ata të jenë liruar nga spitali, sipas një studimi.
Studiuesit që analizuan antitrupat – substanca në gjak që zhvillojnë imunitet kundër virusit – kanë zbuluar se ato bien ndjeshëm sapo të shërohet një pacient, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.
Gjetja është një lajm shqetësues për shpresat se njerëzit do të krijojnë imunitet ndaj Covid-19 pasi ta kenë kaluar atë për herë të parë.
Shkencëtarët në Shkollën Mjekësore të Universitetit Nanjing në Kinë monitoruan 19 pacientë me simptoma të lehta dhe shtatë të tjerë në gjendje të rëndë nga Covid-19 për një muaj dhe tri javë për të përcaktuar progresin e antitrupave.
Studimi tregon se tre deri në katër javë pas daljes nga spitali, aktiviteti neutralizues i antitrupave nga pacientët e rikuperuar bjen ndjeshëm.
“Zhvillimi i përgjigjes së antitrupave ndaj Sars-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, filloi të reagojë por nuk mbeti shumë gjatë”,
“Kuptimi i përgjigjeve adaptive kur trupi prodhon antitrupa që lidhen specifikisht me Sars-CoV-2 mes pacientëve siguron informacion themelor për zhvillimin e trajtimit efektiv dhe vaksinës parandaluese”.