E konfirmon Ministri i Sportit në Egjipt: Salah mbetet të Liverpooli
Mohamed Salah ka vendosur që do të jetë lojtarë i Liverpoolit edhe për disa vite.
Marrëveshja mes paleve pritet të arrihet këto ditë, këtë e ka bërë të ditur Ministri i Sportit në Egjipt, Ashraf Sobhi, shkruan Periskopi.
Ministri i Sportit në Egjipt, Ashraf Sobhi, ka zbuluar se Salah është i prirur për të rinovuar kontratën me klubin anglez.
“Unë u takova me Mohamed Salahun në aeroport pas përfundimit të ndeshjes me Senegalin dhe dështimit për të siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror. I thashë atij që të harronte atë që ndodhi dhe të fokusohej në ato që do të vijnë më pas”, tha ai.
“E kam këshilluar që të vazhdojë rrugëtimin e tij në një klub tjetër, por qëllimi i tij tani është rinovojë kontratën me Liverpoolin. Ka fushata kundër Salahut, por i kërkova që të mos i kushtonte vëmendje atyre”, shtoi Sobhi.
Kontrata aktuale e 29-vjeçarit me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor 2023.