E konfirmon KQZ-ja: 36 mijë e 500 pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur tek ne
36 mijë e 500 pako me fletëvotime nga diaspora janë sjellur mbrëme në Kosovë.
Këtë për portalin rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Elezi ka bërë të ditur se këto fletëvotime nga diaspora janë nga shteti i Gjermanisë dhe Zvicrës.
“Mund t’iu konfirmoj se gjatë mbrëmjes së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë sjellur 36,500 pako me fletëvotime të cilat i takojnë procesit të votimit përmes postës, në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës, nga Gjermania dhe Zvicra. Sipas procedurave, fillimisht këto pako me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara, ndërkaq numërimi i këtyre fletëvotimeve do të bëhet në një fazë të mëvonshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve. Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë”, tha Elezi.
Tutje Elezi ka thënë se kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025.
“Aktualisht, është duke u zhvilluar periudha e votimit përmes postës, e cila vlenë vetëm për shtetasit që gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit (1) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo (2) duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Kjo periudhë votimi ka filluar më 9 janar dhe do të përfundojë më 8 shkurt 2025.