E konfirmon Koci: I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi
Faton Hajrizi është i vrari në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik të këtij viti.
Këtë e ka konfirmuar avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.
Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.
“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci për Klankosova.tv.
Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes se kufomës.