E konfirmon Klopp: Firmino ka pësuar një lëndim serioz
Roberto Firmino do t’i mungojë Liverpoolit për një periudhë diçka më të gjatë.
Sulmuesi brazilian ka pësuar një lëndim në fitoren e Liverpool kundër Atletico Madrid dhe situata nuk është mirë për të.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur së fundmi për situatën e lojtarit, duke thënë se ai po përballet me një lëndim serioz.
“Bobby nuk është lajm i mirë, ka lëndim serioz”, ka thënë Klopp, transmeton Periskopi.
“Ne nuk e dimë se sa gjatë saktësisht do të shkojë për rikuperimin, por e dimë se nuk mund të kthehet menjëherë pas kombëtareve. Duhet të punojmë në këtë”, ka shtuar gjermani.
Firmino do të jetë një mungesë e madhe për Liverpool. Gjasat janë të mëdha që ai të zëvendësohet nga Jota. /Periskopi/