E konfirmon edhe OSHP-ja skandalin për tenderin Prishtinë-Podujevë, lidhja e kontratave pa u trajtuar ankesat është shkelje e ligjit
Ministria e Infrastrukturës i ka nënshkruar pesë kontratat për projektin “Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, Prishtinë- Besi – Podujevë. Rrugët që ka zgjedhur për të lidhur kontrata për këtë projekt janë të jashtëligjshme, shkruan Periskopi.
Prokurimi i Ministrisë e ka shkelur ligjin edhe njëherë në momentin që ka nënshkruar kontratat. Kjo për faktin se në Organin Shqyrtues të Prokurimit -OSHP ka qenë një ankesë e dorëzuar nga një kompani, dhe në momentin që bëhet një ankesë, procedurat e prokurimit duhet të pezullohen deri në trajtimin e saj final.
“OSHP konform kompetencave ju njofton se për aktivitetin e prokurimit me titull: : Zgjerimi i rrugës Nacionale N25, Prishtinë – Besi – Podujevë, Loti 0, 1, 2, 3 dhe strukturat Lot 5, iniciuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, OSHP-ja, për aktivitetin e prokurimit ne fjale, me date 16.06.2023 ka pranuar ankese te cilën OSHP e ka kualifikuar si të plotë dhe për ankesën me numër te protokollit 2023/397, sipas dispozitave te nenit 113 dhe 114 e ka autorizuar ekspertin shqyrtues për shqyrtimin e pretendimeve ankimore”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së për Periskopin.
Por, a është e ligjshme nëse MMHI nënshkruan kontratat për këtë tender, akoma pa u shqyrtuar ankesat nga OSHP-ja? Periskopi e ka pyetur këtë institucion dhe ka marrë këtë përgjigje:
OSHP ju njofton se bazuar ne nenin 112 të LPP-së, Efekti pezullues i ankesave përveç nëse paneli përkatës shqyrtues nxjerr një vendim tjetër me shkrim dhe përderisa ta nxjerrë këtë vendim, dorëzimi i një ankese e obligon autoritetin kontraktues që automatikisht ta pezullojë zbatimin e aktivitetit të prokurimit me të cilin ka të bëjë ankesa në fjalë”, thuhet në përgjigjen e OSHP-së.
Ministria, jo që nuk e ka pezulluar aktivitetin e vet, por ankesës i është përgjigjur me nënshkrim të kontratave.
Para disa ditëve, MMPHI ka lidhur pesë kontrata më këto kompani
Për lot 0 është rekomanduar Grupi Operatoreve Ekonomik: “Pro& Co Group” Shpk; “Levantia Ingenieria Y Construccion sl” në vlerë prej 6. 484, 854, 58 euro.
Për lot 1, Grupi Operatorëve Ekonomik “2 A Group” Shpk; “Vega” shpk, në vlerë prej 8, 447, 477.70 euro.
Për lot, 2 Grupi Operatorëve Ekonomik “Bujar Shabani B.I” ; “Kosova Asfalt” Shpk’; “Bageri-1” Shpk; “El-Bau” Shpk, në vlerë prej 8, 644, 259.75 euro.
Për lot 3 Grupi Operatorëve Ekonomik “Agbes Construksion” Shpk; “Arbotec”. Shpk; “Geo Construction” Shpk; “Mineral L.L. C”; “MB Group” Shpk, në vlerë prej 9, 254, 811. 42 euro.
Për lot 5 Grupi Operatorëve Ekonomik “Beni- Com” Shpk; “Saba Belca” -Dega në Kosovë; “Sherif” Shpk, në vlerë prej 1, 443, 784. 50 euro.
Kjo nuk ka qenë shkelja e vetme që ka bërë prokurimi ministrisë.
Periskopi ka bërë disa shkrime ekskluzive lidhur më ecurinë e këtij tenderi. Dy nga ta kanë të bëjë më publikimin e dy opinioneve që e ka lëshuar Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik i cili është kompetent për zbatimin dhe zhvillimin e përgjithshëm të sistemit të Prokurimit Publik në Kosovë.
Periskopi ka zbuluar se ky institucion i ka kërkuar ministrisë që të përmirësojë disa kritere në dosjen e tenderit. Por, ministria nuk ia ka marrë për bazë ato, derisa ka vazhduar me zellin e njejtë për lë lidhur kontrata me kompanitë favorizuese. /Periskopi-M.B/