E konfirmon edhe një studim: Koronavirusi po shkakton mpiksje gjaku

E konfirmon edhe një studim: Koronavirusi po shkakton mpiksje gjaku

Koronavirusi mund të shkaktojë mpiksje vdekjeprurëse të gjakut, konkludoi një studim sot.

Mjekët irlandezë zbuluan se virusi mund të shkaktojë ‘qindra bllokime të enëve të gjakut’ në mushkëri, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Këto mpiksje më pas mund të dëmtojnë funksionin e mushkërive, për të cilën shkencëtarët thonë se është ‘padyshim’ duke shkaktuar vdekje.

Në rastse shfaqet dështimi i frymëmarrjes, Covid-19 mund të shkaktojë rënien e nivelit të oksigjenit në trup, duke i bërë tendosje organeve, të cilat përfundimisht mund të dështojnë.

Studimi pason pas raportimeve në SHBA që mpiksjet e gjakut janë ndoshta përgjegjës për një ‘sasi të madhe’ të vdekjeve të koronavirusit.

Studime të tjera kanë treguar se mpiksjet jonormale të gjakut në pacientët me virusin pandemik COVID-19 kishin një rrezik të rritur ndjeshëm ndaj sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru.

Shpërndaje në: