E konfirmon Challandes: Mirlind Daku do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e marsit

E konfirmon Challandes: Mirlind Daku do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e marsit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se sulmuesi Mirlind Daku do ftohet për ndeshjet e muajit mars.

FFK sot (e mërkurë), publikoi listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës, ku nuk ndodhej Daku dhe kishte kritika të shumta nga tifozët tanë, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net, ka kontaktuar përzgjedhësin e Kosoëvs, Bernard Challandes, i cili konfirmoi se sulmuesi kosovar do të ftohet për tri ndeshjet e këtij muaji, transmeton Periskopi.

“Përshëndetje, Mirlind Daku do të jetë i ftuar. FFK do bëjë komunikatë zyrtare me informacione shtesë”, tha shkurtimisht ai për gazetën.

Ky lajm është mjaftë i mirë për Kosovën, ngase Daku ka shkëlqyer në Superligë duke shënuar 25 gola.

Shpërndaje në: