E konfirmon Challandes: Kosova me një mungesē të madhe kundër Lituanisë

E konfirmon Challandes: Kosova me një mungesē të madhe kundër Lituanisë

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në futboll, Bernand Challande është paraqitur në konferencëqn për shtyp në ambientet e stadiumit Fadil Vokrtri për të folur në lidhje me 3 ndeshjet e kombëtares të këtij muaji dhe për zhvillimet e fundit në ekipin kombëtar.

Ai theksoi që paraqitja e Amir Rahmanit është shumë e vështirë shkaku i një lëndimi të qendërmbrojtësit tonë”

“Gjasat për tu paraqitur Rrahmani janë të vogla për duelin me Suedinë se për Lituaninë as që bëhet fjalë, jemi në kontakt me Napolin dhe në koordinim po përcjellim situatën e tij, por gjasat që të paraqitet edhe kundër Spanjës mbeten të vogla”

Challandes u përgjigj edhe për lajmin e sotëm të lansuar në disa media për një konfrontim të Edon Zhegrovës dhe Aro Muriq…

Lajmi është totalisht i rrjeshëm, por nuk dua të japë informacione shtesë pasi që do të shkonin në dëm të lojtarit”.

“Ishte thjeshtë një masë disciplinore dhe me kaq e kemi mbyllur këtë çështje”

Challande foli për fushatën kualifikuese në grupin e vështirë me spanjën dhe suedinë.

“Nëse do të thoja se do të kualifikoheshim në Botëror do të ishte qesharake, por në anën tjetër po të them se nuk kemi shansa atëherë jam trajner i dobët”

Kosova luan nesër duelin me Lituaninë në Fadil Vokrri ndërsa më 28 mars po ashtu në shtëpi e pret Suedinë para se të udhëtojë drejt Sevijës për tu ballafaquar me Spanjën më 31 mars.

Shpërndaje në: