E konfirmon agjenti i Rodriguez, City dhe Chelsea në garë për lojtarin
Manchester City dhe Chelsea janë futur në garë për shërbimet e yllit kolumbian.
Një anësor premtues, aktualisht në regjistrat e Millonarios, thuhet të ketë fituar vëmendjen e gjigantëve të Premier League.
Agjenti i Emerson Rodriguez, insiston se klienti i tij është në radarin e Chelsea dhe Man City.
“Si anësor do të rekomandoja Emerson Rodriguez Rivaldo, kolumbianin e lindur në vitin 2001, që zotërohet nga Millonarios dhe tashmë po monitorohet nga City dhe Chelsea”, ka thënë agjenti i lojtarit.
Rodriguez ka luajtur vetëm 38 ndeshje në karrierën e tij te Millonarios, por kanë mjaftuar të kapin sytë e gjigantëve anglezë.
Ai ka gjashtë gola në emrin e tij, por është edhe një asistues i mirë. Me pak eksperiencë ai mund të jetë në mesin e lojtarëve më interesant në Evropë. /Periskopi/