E kishte shansin e fitores – City ‘lëkundet’ në garën për titull, i krijon mundësi Liverpoolit
Ka përfuduar takimi në mes West Hamit dhe Man Cityt, duel ky në kuadër të xhiros së 37’të në Premierligë.
Skuadrat barazuan në 2:2, ku West Hami shënuan dy golat e para në pjesën e parë të takimit përmes Bowen, shkruan Periskopi.
Por, me të filluar pjesa e dytë ndryshoi gjithçka dhe City realizoi dy herë me Grealish në minutën e 49’të dhe autogoli i Coufal në atë të 69;të.
Madje City e kishte edhe shansin e fitores në minutën e 85, ku goditjen e Mahrez nga pika e bardhë e priti portieri Fabianski.
Me këtë barazim skuadra e City merr 90 pikë, ndërsa Liverpooli me një ndeshje të zhvilluar më pak ka 86 pikë.