E keni ditur se pse në ashensor gjithmonë ka pasqyrë?
Qoftë kur është nga ana e jashtme apo brenda, pasqyra sikur shkon bashkë me ashensorin, madje me arsye të fortë.
Duke pasur parasysh që pritja është diçka që shumicën e njerëzve e nevrikos, njerëzit e mençur kanë shpikur zgjidhjen se si atë pritje ta bëjnë të përballueshme, shkruan Coriosity. Pikërisht për këtë shkak shumica e ashensorëve në afërsi të tyre apo brenda kanë pasqyrë të madhe.
Ky është një truk psikologjik, i cili e largon nga mendja pritjen. Në të vërtetë, hulumtimi tregon se si shumica e njerëzve humb kuptimin mbi kohën derisa me interesim shikojnë veten dhe aktivitetin e vet, pa marrë parasysh se sa individi është narcisoid, pasqyra i preokupon njerëzit.
Përmirësimi i flokëve… Vështrimet psikologjike tregojnë që njerëzit në situatën me të cilën janë të ballafaquar para pasqyrës gjithmonë gjejnë diçka të bëjnë. Kështu shumica përmirësojnë flokët, ndërsa të tjerët aktivitet të preferuar kanë të shikojnë nëse u ka mbetur ushqimi midis dhëmbëve, shikojnë dukjen e fytyrës, përmirësojnë grimin, por edhe “shikojnë” se si u duket prapanica.