E kemi ditur gabim! Pse drithërat e paketuara nuk janë aspak të shëndetshme

E kemi ditur gabim! Pse drithërat e paketuara nuk janë aspak të shëndetshme

Drithërat e paketuara reklamohen si një zgjedhje e shëndetshme për mëngjes, por në fakt nuk janë. Shumë drithëra përmbajnë sheqer dhe përmbajtje të lartë gluteni, si dhe përfshijnë përbërës toksike si konservues kimikë dhe ngjyrues ushqimorë. Të gjitha këto mund të ndikojnë në shëndetin tretës, të çojnë në balanca jo të rregullta dhe të kenë impakt serioz në nivelet e energjisë.

Janë disa opsione të shëndetshme të drithërave që mund t’i blini. Por gjithmonë më së miri është t’i përgatisni vetë në shtëpi.  Përbërësit e rafinuar, të përpunuar janë pjesë e shumë prej drithëravetë pakteuara që mund t’i gjeni të reklamuara kudo. Përbërësi më shqetësues është sheqeri, pasi lejon candida albicans të përhapet dhe të zhvillohet. Shumë drithëra që reklamohen kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe kjo është arsyeja pse janë një zgjedhje e keqe për familjen tuaj.

Prodhuesit e drithërave janë ekspertë në marketing, kështu që më së miri hidhini një sy listës së përbërësve.

Përbërësit që duhet të keni kujdes

Veç sheqerit janë dhe një sërë përbërësish të tjerë të rrezikshëm që mund të gjenden në drithërat që supozohen të jenë të shëndetshme. Ato mund të jenë BHT, fruktoza e lartë, ngjyrues ushqimorë, konservues dhe çdo gjë që nuk ju ngjason me një ushqim real e të plotë. Të konsumoni një dietë të shëndetshme, ju duhet të bëheni ekspert në leximin dhe intepretimin e listës së përbërësve.

Për shembull, janë një sërë emrash të ndryshëm për sheqerin dhe prodhuesit e drithërave shpesh i listojnë ato veç e veç. Shembuj përfshijnë shurupin e misrit, shurupi i misrit me fruktozë të lartë, shurup malte, sheqer kaf, molase dhe shumë të tjerë.

Filloni ditën në mënyrën e duhur

Të hiqni dorë nga drithërat e paketuara dhe të pashëndetshme të mëngjesit kërkon pak më shumë përkushtim. Por ia vlen! Filloni t’i shihni më me kujdes përbërësit e produkteve që ju dhe familja juaj konsumoni. Reduktojini këto produkte dhe zvëndësojini me alternativa të shijshme, me lëndë ushqyese dhe të gatuara në shtëpi. Për të mposhtur candidën dhe të parandaloni që ajo mos të kthehet më, hiqni dorë nga drithërat e paketuara.

Shpërndaje në: