“E ka tërheq prej hunde, shkelm mbrapa”, ” i kanë fut pipat n’gojë” – Haxhiu i përgjigjet akuzave të Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajt
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu në një video-podcast për Periskopin ka folur lidhur me akuzat që partitë opozitare ia kanë bërë së fundmi PDK-së, pas takimit me Albin Kurtin.
Haxhiu ka thënë se Albin Kurti e ka poshtëruar LDK-në.
“Nëse dikë e ka instrumentalizu edhe përdor, e ka tërhequr për hunde për me fut në Qeveri dhe pastaj ai me ia jep një shkelm mbrapa, ia ka bërë LDK-së, Albin Kurti. Jo vetëm me instrumentalizu, por edhe me poshtëru, sepse ky ka qenë ministër i tij”, u shpreh ai.
Deputeti po ashtu theksoi faktin se PDK-ja nuk ka bërë koalicion me VV-në.
Haxhiu ka thënë se akuzat kundrejt PDK-së erdhën pikërisht nga ata që vet dikur e mbështetën VV-në, duke hedhur edhe gaz lotësjellës.
“S’ka PDK-ja koalicion me VV-në. Ne kemi shkuar në takim që me përcaktu agjendën tonë për zgjedhje edhe me zgjedh mënyrën për me shku në zgjedhje.
Nuk e mbështetëm, e akuzuan PDK-në se ka koalicion ata të cilët kanë hudhur gaz lotsjellës për Albin Kurtin në Kuvend, kanë akuza ende në gjykata sepse kanë hedhur gaz lotsjellës duke mbështetur Albin Kurtin, që i kanë fut pipat në gojë me bë zhurëm në Kuvend për Albin Kurtin, për të gjithë që kanë qenë aty në Kuvend që e kanë mbështet Albin Kurtin”, ka thënë ai per Periskopin.
Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: