E jashtëzakonshme: Hiqet kanceri në fazën e vonë

Një grua me kancer të avancuar të gjirit që iu kishte shpërndarë rreth trupit të saj është pastruar plotësisht nga sëmundja nga një terapi e jashtëzakonshme që e shfrytëzoi fuqinë e sistemit të saj imunitar për të luftuar tumoret, raporton Guardian, shkruan Periskopi.
Është hera e parë që një pacient me një kancer të gjirit të fazës së vonë është trajtuar me sukses nga një formë e imunoterapisë që i përdorë qelizat e vetë imunitetit të pacientit për të gjetur dhe shkatërruar qelizat kancerogjene që janë formuar në trup.
49 vjeçarja ishte zgjedhur për terapinë e re radikale pas disa raundesh tentimi me kemoterapi, të cilat kishin dështuar të ndalonin tumorin në gjirin e saj të djathtë nga rritja dhe shpërndarja në zonat e tjera.
Doktorët që janë kujdesur për gruan në Maryland, thanë që përgjigjja e trupit të gruas ka qenë “e jashtëzakonshme”: terapia i hoqi aq mirë qelizat e kancerit sa tash pacienti është liruar nga sëmundja për dy vjet. /Periskopi