‘E hëna blu’: A është 18 janari dita ‘më depresive’ e vitit?

‘E hëna blu’: A është 18 janari dita ‘më depresive’ e vitit?

Çdo vit, e hëna e tretë e janarit quhet “E hëna blu”dhe këtë vit përkoi me 18 janarin. Sipas kësaj teorie, në këtë ditë të vitit ne jemi të gjithë të ftohtë, pa para në xhep dhe të ngarkuar me ndjesi faji nga gjithë ç’ndodhi në fundvit. Ndjesia e festave është larguar dhe gjithë çfarë mbeti janë përpjekjet e vazhdueshme për të hequr kilet e marra, për të pirë më pak alkool dhe për t’u bërë njeri më i mirë.

Por, a është në të vërtet E hëna Blu dita më depresive e vitit apo thjesht një strategji marketingu?

Ky koncept u krijua fillimisht në 2005-ën, nga psikologu Cliff Arnall. Ai erdhi me një formulë që “shpjegonte” faktorët që ndikojnë në të hënën blu. Kushtet e motit, borxhet e marra për festa, shpenzimet, niveli i ulët i motivimit apo ndjesia për të bërë diçka ndryshe thuhet se e bëjnë të hënën e tretë të vitit, ditën më të tmerrshme.

Gjithsesi, psikologë të tjerë thonë se ka një sërë arsyesh për të besuar se “E hëna blu” është e pakuptimtë.”

Kjo teori, pavarësisht vërtetësisë së saj, ka rezultuar fantastike si strategji marketingu. Njerëzit “kurojnë” depresionin e këtyre 24 orëve përmes ushqimeve të mira, trajtimeve të bukurisë apo blerjes së rrobave të reja.

“E hëna blu”, e pakuptimtë ose jo të paktën nxjerr në pah një problem si vetmia dhe i bën njerëzit të flasin me zë të lartë për depresionin. Çfarë ka rëndësi është të ndërveproni me të tjerët, qoftë edhe duke i ofruar një filxhan kafeje gjatë pushimit në punë. Nëse përballuam 2020-ën, “dita më e tmerrshme e vitit” është thjesht një e hënë e zakonshme!

Burimi: The Independent & The Scotsman

Shpërndaje në: