E grushtoi në nofull sigurimen grua në ‘Olimpico’: Dënim i rëndë për fansin
Përjashtim nga stadiumet për 28-vjeçarin nga Reggio Emilia, G.T., i arrestuar të shtunën e kaluar gjatë ndeshjes së futbollit Roma-Inter. I riu në fund të ndeshjes kishte tentuar dy herë të çante kordonin e sigurisë të ngritur në sektorin e dedikuar për tifozët mikpritës.
Një punonjëse e sigurisë, e cila kishte ndërhyrë mes tij dhe kordonit, u godit me grusht në fytyrë. Sot, pas vlerësimit të arrestit, Autoriteti Gjyqësor ka urdhëruar detyrimin e prezantimit në komisariatin e zonës në vendin e tij të banimit.
Hetuesi, mbi bazën e hetimeve të Policisë Antikrim, ka nxjerrë kundër 28-vjeçarit një akt përjashtimi, që do t’i ndalojë hyrjen për 4 vjet brenda stadiumeve dhe të gjitha ambienteve sportive të territorit të Italisë ku zhvillohen ndeshjet e futbollit në çdo nivel, konkurrues apo miqësor.
Ndalimi do të shtrihet edhe për ndeshjet e futbollit të luajtura jashtë vendit nga ekipet italiane dhe kombëtare. Në rast të mosrespektimit të kësaj dispozite është parashikuar burgimi nga 1 deri në 3 vjet dhe gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë euro. Gjithashtu, për personat që shkelin ndalimin, parashikohet arrestimi në rastet e kapjes në flagrancë.