E goditën Pepe Reina me monedhë në kokë, gjenden tre fajtorët: Atalanta dënon tifozët
Tre personat përgjegjës për gjuajtjen e sendeve ndaj Reinës në fund te ndeshjes Atalanta-Lazio të së shtunës së kaluar janë identifikuar nga policia e Bergamos. Të tre kane marre 5 vite perjashtim (njëri e kishte marrë tashmë këtë masë, për t’u rehabilituar në vitin 2019).
Episodi fatkeq i ndodhur në fund te Atalanta-Lazio nuk ka kaluar pa u vënë re. Në fakt, gjatë kohës shtese, portieri Reina ka pësuar një gjuajtje sendesh nga tifozët vendas, duke marrë si “dhuratë” madje edhe një monedhë në kokë.
https://www.youtube.com/watch?v=VYzQ7i8T3xQ&t=1s
Loja vazhdoi sikur asgjë të mos kishte ndodhur, me Atalantën që gjithashtu mundi të barazonte tre minuta më vonë me golin e De Roon.
Megjithatë ditët e fundit hetuesit e Komisariatit të Policisë së Bergamos janë aktivizuar në kërkim të personave përgjegjës për hedhjen e sendeve. Tre persona janë identifikuar dhe dënuar.
NJOFTIMI I ATALANTA
Pas identifikimit nga Komisariati i Bergamos të subjekteve përgjegjëse për hedhjen e sendeve në takimin Atalanta-Lazio, do të ndërmerren masa për zbatimin e menjëhershëm të masave të ndalimit ndaj impiantit brenda afateve që do të përcaktojnë autoritetet kompetente.