E gjithë bota kundër sheikëve të Newcastle: Asksush nuk po u vjen, përfundojnë duke kërkuar Balotellin
Ardhja e Sheikëve dhe vlerësimi se tani janë klubi më i pasur në botë nuk po i ndihmon aspak.
Pasi u refuzuan rregullisht nga të gjithë emrat e rëndësishëm të kërkuar në merkato, tani Newcastle përfundon të jetë i interesuar për Mario Balotellin. Sipas raportimeve të Daily Star, klubi anglez ka filluar të kontaktojë me turqit e Adanas për një rikthim të mundshëm të ish-sulmuesit të Manchester City dhe Liverpool në Premier League.
“SuperMario” është një nga objektivat e shumtë të pronësisë së re saudite, e cila dëshiron ta rikthejë klubin në majat e futbollit britanik.
Paraqitja e fundit e qendërsulmuesit italian në kampionatin elitar anglez daton pothuajse shtatë vjet më parë, kur me fanellën e Reds, italiani luajti kundër Hull City në KC Stadium, më 28 prill 2015.
Rikthimi në një kampionat, siç është Premier League, i konsideruar më i miri në kontinent, do të ishte i rëndësishëm për Balotellin, i cili brenda vetes ende shpreson të arrijë ta bindë Mancinin që ta rikthejë në kombëtare në vitin e Botërorit të Katarit.