E fundit: Reali e vendos në shitje Hazardin pas humbjes në Champions League
Raportimet e fundit mediale pretendojnë se Eden Hazard është në tregun e transferimeve pas humbjes dërrmuese të Real Madridit nga Chelsea në Champions League.
Për më tepër, raportet e mëtejshme sugjerojnë që klubi i La Liga-s ka pasur mjaft nga ylli i Belgjikës dhe kanë vendosur të heqin qafe lojtarin i cili ka pasur më shume lëndime se sa minuta të luajtura.
Ata thonë se ai është në treg ndërsa pretendojnë se nëse merret një ofertë e mirë, atëherë Hazard do të shitet në afatin kalimtar të verës.
Duke folur pas daljes nga gara evropiane, një reporter tha:
“Ne jemi të zemëruar, nuk e kuptojmë atë. Ai nuk mund të qëndrojë në Real Madrid as për një sekondë tjetër”.
Zinedine Zidane u pyet gjithashtu për 30-vjeçarin.
Ai tha: “Hazard ka nevojë për vazhdimësi, ai duhet të luajë dhe të rifitojë besimin”./Periskopi