E fundit: Anulohet stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës

E fundit: Anulohet stërvitja e sotme e Kombëtares së Kosovës

Për shkak të zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës me kryetarin, Agim Ademi është anuluar stërvitja e sotme e ekipit Kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari kosovar, Arlind Sadiku përmes një njoftimi në Facebook, shkruan Periskopi.

Ademi tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë nga Policia e Kosovës.

Prokruoria e Kosovës gjithashtu e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate se ai është ndalur për 48 orë pas intervistimit të tij dhe se tashmë do të vazhdohet me procedurat e tjera.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprave penale “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kutjojmë se Kosova ndeshjen e parë të kualifikueseve për Evropianin 2024 e luan ndaj Izraelit me 25 mars nga ora 18:45./Periskopi/

Shpërndaje në: