E fundit: Anel Rashkaj largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës

E fundit: Anel Rashkaj largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës

Sapo është bërë e ditur se Anel Rashkaj, do të largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari përmes një deklaratë, transmeton Periskopi.

Rashkaj është aktivizuar që nga viti 2009, me Përfaqësuesen e Kosovës, duke bërë edhe 15 paraqitje për Dardanët.

“Pas 12 vitesh në fanellën Kombëtares, ka ardh koha me kumtu këtë lajm me pikëllim, por me shumë krenari”, ka thënë Rashkaj.

Mesfushori gjithashtu i ka bërë thirrje futbollistëve të mos hezitojnë ta zgjedhin Kosovën, për të realizuar ëndrrën e madhe.

/Periskopi

Shpërndaje në: