E frikshme: Balena gëlltit një person për disa sekonda, babai xhiron momentin dramatik (VIDEO)

E frikshme: Balena gëlltit një person për disa sekonda, babai xhiron momentin dramatik (VIDEO)

Një balenë gëlltiti për pak kohë një kajaker pranë Patagonisë në Amerikën Jugore përpara se ta lironte shpejt pa ndonjë lëndim. Ngjarja, e kapur në kamerë, u bë shpejt virale.

Të shtunën e kaluar, Adrián Simancas po bënte kajak me babanë e tij, Dell, në Bahía El Águila në ngushticën e Magellanit, kur një balenë doli në sipërfaqe, duke gëlltitur Adrianin dhe kajakun e tij të verdhë për disa sekonda para se ta linte të ikte, raporton AP.

Dell, vetëm disa metra larg, ka kapur momentin në video ndërsa inkurajon djalin e tij të qëndrojë i qetë.

“Rri i qetë, qëndro i qetë”, dëgjohet të thotë ai pasi djali i tij u lirua nga goja e balenës.

“Mendova se kisha vdekur”, tha Adrián më pas për Associated Press.

“Mendova se më kishte ngrënë, se më kishte gëlltitur.”

Ai përshkroi “terrorin” e atyre pak sekondave dhe shpjegoi se frika e tij e vërtetë filloi vetëm pasi doli sërish në sipërfaqe, nga frika se kafsha e madhe do të lëndonte të atin ose se ai do të vdiste në ujërat e ftohta.

Pamjet e këtij momenti i ka publikuar AP.

Shpërndaje në: