E emëruara e Trump për komunitetin e zbulimit: Kundërshtarët e mi i shqetëson që unë refuzoj të jem kukulla e tyre

E emëruara e Trump për komunitetin e zbulimit: Kundërshtarët e mi i shqetëson që unë refuzoj të jem kukulla e tyre

E emëruara e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit të vendit, kritikoi ashpër qëndrimet e këtyre agjencive nën presidentët e mëparshëm, duke i akuzuar për përdorimin e kompetencave të tyre për të sabotuar Trumpin, si edhe për përpjekje për të cenuar reputacionin e saj.

Ish anëtarja e Kongresit Tulsi Gabbard u tha të enjten anëtarëve të Komisionit të Senatit për zbulimin se do të sillte “një perspektivë të re” nëse konfirmohej si drejtore e zbulimit kombëtar dhe do të rikthente besimin në 18 agjencitë e komunitetit të zbulimit, që sipas saj është “në nivelin më të ulët”.

“Për një kohë të gjatë, informacioni i gabuar i zbulimit, i pamjaftueshëm apo i përdorur politikisht ka çuar në dështime të kushtueshme dhe minimin e sigurisë sonë kombëtare dhe lirive të dhëna nga Zoti,” tha Gabbard gjatë seancës për konfirmimin e saj.

“Përfundimi është ky: kjo duhet të marrë fund,” tha ajo.

“Rizgjedhja e Presidentit Trump është një mandat i qartë nga populli amerikan për ta ndërprerë këtë cikël dështimi si edhe politizimin e komunitetit të zbulimit”.

Gabbard sulmoi gjithashtu ata që e kanë kritikuar emërimin e saj duke argumentuar se ajo është “besnike ndaj diçkaje apo dikujt tjetër përveç Zotit, ndërgjegjes sime dhe Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

“Ajo që me të vërtetë i shqetëson kundërshtarët e mi politikë është se unë refuzoj të jem kukulla e tyre,” tha ajo në deklaratën e saj hyrëse.

Vendimi i Trump për të emëruar Gabbard për postin menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kapi në befasi disa ligjvënës dhe ish-zyrtarë të zbulimit.

Shpërndaje në: