E eliminoi nga Kupa e Kosovës – Faruk Statovic e ‘detyron’ trajnerin e Ballkanit të dorëhiqet nga klubi

E eliminoi nga Kupa e Kosovës – Faruk Statovic e ‘detyron’ trajnerin e Ballkanit të dorëhiqet nga klubi

Ballkani është tronditur në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës.

Kampioni në fuqi i vendit u mposht nga klubi i Ligës së Parë, Rilindja 1974.

Për këtë humbje, trajneri i Ballkanit, Artim Pollozhani dha dorëheqje nga klubi suharekas.

Pollozhani nuk do të jetë më në krye të Ballkanit, lajm ky që u bë i ditur nga vet klubi.

Postimi i plotë i Ballkanit:

Tifozë të dashur,

Meqenëse rezultatet e fundit nuk përkojnë aspak me objektivat e klubit, Artim Pollozhani ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit, menjëherë pas humbjes së sotme.

Duke i uruar Pollozhanit suksese, klubi e ka pranuar dorëheqjen e tij, ndërsa gjatë ditëve vijuese do të ju njoftojmë për timonjerin që do të vijë në krye të skuadrës.

Shpërndaje në: