E ekzekutuan me breshëri plumbash, Stresi publikon videon e fundit të Brilant Martinajt

E ekzekutuan me breshëri plumbash, Stresi publikon videon e fundit të Brilant Martinajt

Reperi i njohur, Stresi tregoi mbrëmjen e djeshme se kishte miqësi të ngushtë me Brilant Martinajn, një nga viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë edhe dy persona të tjerë Arbër Hoxha dhe Diklen Vata.

Ai publikoi në Instagram dhe bisedën e tyre të fundit në Whatsapp.

Ndërkohë, pak minuta më parë, Stresi ka ndarë në Instastory një video të Martinajt nga makina, ku shfaqet duke kënduar një ndër këngët e tij dhe thotë: “Kështu e ka jeta, mos u mërzit”.

Reperi e ka shoqëruar videon me disa “emoji” të trishtuara.

Kujtojmë që ndaj viktimave u qëllua me breshëri plumbash. Sipas informacioneve, autorët zbrazën rreth 80 plumba mbi makinën që ndodheshin viktimat.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinës u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja.

Shpërndaje në: