E doni partnerin por ju mungon pasioni në shtrat? Këto janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë
Terapistja seksuale dhe psikologia Shannon Chavez tha se ajo shpesh takon çifte që nuk u mungon asgjë përveç marrëdhënies seksuale.
“Prioritetet ndryshojnë me kalimin e kohës në një marrëdhënie dhe çiftet mund të përqëndrohen në fusha të tjera të lidhjes, duke mos përmbushur nevojat e intimitetit,” tha ajo.
Vetëm sepse po kaloni një moment që nuk ju tërheq jeta seksuale me partnerin, nuk do të thotë që jeni të dënuar të kaloni një jetë të tillë. Eshtë padyshim diçka të cilën ju të dy mund ta rregulloni.
Shumica e njerëzve besojnë se seksi i mrekullueshëm duhet të ndodhë natyrshëm nëse partnerët përputhen, por ekspertët thonë kimia është diçka që ne krijojmë dhe mirëmbajmë.
Jeta juaj seksuale mund të përmirësohet, por jo pa u përpjekur!
Merrni përgjegjësinë për kënaqësinë tuaj.
Seksi është një rrugë me dy drejtime. Para se të fajësoni partnerin tuaj për të gjitha problemet, sigurohuni që keni adresuar çdo çështje personale që mund të jetë duke ju penguar në kënaqësinë tuaj të seksit.
“Merruni me barrierat tuaja mendore ose çështjet e imazhit të trupit, që mund të çojnë në pritshmëri joreale rreth seksit dhe merrni kontrollin e kënaqësisë tuaj,” tha Chavez.
Dije se kimia duhet ‘ndezur’ dhe ‘rindezur.’
“Përkundër asaj që pornografia dhe filmat ju kanë bërë të besoni, shumica e njerëzve nuk kanë kimi të jashtëzakonshme, si dhe kimia nuk mund të qëndrojë përjetësisht,” tha Chevez.
Kjo do të thotë që ju të dy do të duhet të bëni përpjekje për ta mbajtur atë shkëndijë gjallë.
Rregulloni çdo konflikt tjetër që mund të keni në marrëdhënie
Ndoshta ka probleme jashtë dhomës së gjumit që po ndikojnë në lidhjen tuaj në shtrat; mund të jenë pakënaqësi të vazhdueshme, debate të pazgjidhura, tradhti të së kaluarës ose çështje besimi. Derisa t’i zgjidhni ato, mund të jetë e vështirë të shijoni seksin me partnerin tuaj.
Zgjeroni horizontet tuaja seksuale.
Nëse gjërat janë bërë monotone, jini të hapur për të eksperimentuar së bashku në mënyrë që të zbuloni se me çfarë tjetër mund të kënaqeni në shtrat.
Mos prisni që partneri t’ju lexojë mendjen.
Nuk është e drejtë të presësh që partneri juaj të dijë në mënyrë magjike atë që ju pëlqen dhe atë që nuk ju pëlqen në shtrat, veçanërisht sepse preferencat tona mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Tregoni partnerit se si ndiheni vërtet për gjendjen e jetës seksuale, mund të jetë e vështirë, por është e nevojshme!
Eshtë e kuptueshme që ju mund të hezitoni t’i shprehni zhgënjimet ose shqetësimet që keni gjatë seksit, pasi mendoni se kjo mund ta lëndojë partnerin. Por mos lejoni që kjo t’ju ndalojë të bëni këto biseda të rëndësishme. Përdorni këshilla të mbështetura nga ekspertë.