E dinit që bebet nuk dridhen kur kanë ftohtë? Arsyeja do ju habisë!

E dinit që bebet nuk dridhen kur kanë ftohtë? Arsyeja do ju habisë!

Në ditë të ftohta si këto, mendja na shkon tek bebushët, si qenia që ka më shumë nevojë për përkujdesje. Nëse ne të rriturit kur ndjejmë të ftohtin fillojmë të dridhemi, si një mekanizëm për tu ngrohur, bebet nuk e bëjnë.

Keni parë ndonjë bebe të dridhet kur ka ftohtë? Jo, sepse s’e bëjnë dhe shkenca ka një shpjegim specifik për këtë.

Dridhja që shpesh bëjmë ne të rriturit shkakton zgjerim të muskujve dhe kontraktim të shpejtë të tyre, gjë që çon në rritjen e temperaturës së trupit.

Njëri prej tyre quhet “yndyra kafe”, element që djeg kalori dhe çliron nxehtësi. Ata e kanë këtë përbërje në qafë, kraharor, shpatull duke vepruar në këtë mënyrë si një shall mbrojtës.

Ndonëse ata e humbasin këtë substancë me kalimin e viteve, gjithsesi mbetet në sasi shumë të vogla kur arrihet një moshë e madhe.

Në mënyrë të çuditshme, është zbuluar që njerëzit e dobët kanë më shumë “yndyrë kafe” se njerëzit me peshë më të madhe. Kjo sepse “yndyra kafe” në vend që të grumbullojë masë dhjamore, e djeg atë.

Zbulimi i kësaj përbërjeje në trupin e foshnjave, ka nxitur kërkuesit që të nisin kërkimet për të zbuluar një mënyrë sesi mund ta përdorin atë për të minimizuar obesitetin.

Shpërndaje në: