E dinit pse shoqërueset e nuses vishen njësoj?!

E dinit pse shoqërueset e nuses vishen njësoj?!

Sa herë e kemi parë foton e nuses të rrethuar me shoqërueset e saj të veshura njësoj? A ju ka rënë rast të vishni rozë për hir të shoqes që po martohet, edhe pse e urreni pafund këtë ngjyrë? A keni pyetur ndonjëherë veten pse pikërisht këto vajza me detyra të veçanta vishen me fustane të njejta?

Ndoshta po mendoni se ka lidhje me estetikën, por në fakt kjo është një traditë e ardhur nga lashtësia. Përveç dasmës së Carrie Bradshaw, pothuajse kudo shoqërueset e nuses janë versioni ‘copy-paste’ i ceremonisë, e deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Por, prapa kësaj fshihet një histori që i ka rrënjët nga romakët e lashtë.

Asokohe, përpos vajzave shoqëruese, edhe nusja vishej njësoj me këto të fundit. Kjo, për një arsye…të frikshme! Nëse shpirtrat e këqinj apo ish-të dashurit e nuses vinin për ta rrëmbyer protagonisten e ceremonisë, atëherë ata do të humbnin minuta duke pyetur veten se cila prej shtatë apo nëntë vajzave ishte ajo që po martohej. Kështu, çifti fitonte kohë të kurorëzohej si burrë e grua.

Edhe pse tashmë duket e çuditshme, një traditë e tillë ka ekzistuar në kohën e lashtë, duke ardhur sot si një simbol me kuptim estetik, pa frikën e shpirtrave të këqinj përreth. Epo, dhe këtu nuk na kishte shkuar mendja…!

Shpërndaje në: