
A e dini se ky futbollist i Barcelonës ka luajtur për Real Madridin?
Mbrojtësi i Barcelonës, Aleix Vidal në të kaluarën ka qenë pjesë e Real Madridit.
Natyrisht, ai ishte pjesë e të rinjve të ‘Los Blancos’ nga viti 2003 deri më 2006.
Ndërsa, gjigandi katalunas e transferoi atë në verën e vitit 2015 nga Sevilla.
Mirëpo, largimi i tij nga Camp Nou pritet të ndodhë së shpejti, pasi nuk po arrinë të sigurojë një vend në formacionin bazë të trajnerit Luis Enrique. /Periskopi.com