E dini se kimikati i përdorur tek patatet e skuqura i jep fund rënies së flokëve?

E dini se kimikati i përdorur tek patatet e skuqura i jep fund rënies së flokëve?

Shkencëtarët në Japoni thonë se mundësia për të rirritur flokët mund të gjendet në kimikatin që përdoret për gatimin e patateve të Mc Donald’s.

Studiuesit e Universitetit Yokohoma zbuluan se kur përdorën kimikatin e quajtur ‘dimethylpolysiloxane’, i cili gjendet në silikon dhe është futur në vaj për të gatuar patatet e skuqura për fast food-in më të famshëm në botë.

Sipas Standard Evening, kjo prodhon një masë fosilesh që rrit flokët, gjë që u provua te minjtë.

Testet fillestare sugjerojnë se kjo metodë mund të përdoret dhe për të trajtuar humbjen përfundimtare të flokëve tek njerëzit.

Edhe pse ka rezultuar e dobishme në eksperiment, nuk sugjerohet që njerëzit të hanë patate të skuqura pasi nuk ka asnjë ndikim në flokë.

Sipas Junji Fukuda, një profesor që ndihmoi në këtë studim, mbeten për tu bërë teste të tjera për të marrë rezultatet e duhura, të cilat mund të aplikohen në të ardhmen te njerëzit.

Shpërndaje në: