E dini çfarë mbajnë gjithmonë ekspertët e seksit në dhomën e gjumit?
Në dhomën e gjumit ndodh magjia, të paktën shumicën e kohës. Nisur nga kjo, e mira është ta rrethoni ambientin me gjërat që do t’ju duhen në një moment a një tjetër. Qoftë për të shtuar kënaqësinë gjatë çasteve magjike, por edhe thjesht për relaksin tuaj. Jeni kuriozë të dini çfarë mbajnë ekpertët në dhomën e gjumit?
1. Një lubrifikant
Sepse s’i dihet kurrë kur mund të të duhet.2.Drita të zbehta
Eshtë interesante të shohësh çfarë po ndodh, por nga ana tjetër s’ka pse të ndriçojë i gjithë ambienti. Duhen drita romantike për t’u ndjerë rehat dhe seksi gjatë aktit.
3. Karikues për lojëra seksi
Sepse ndryshe nga ç’keni lexuar nëpër libra apo parë nëpër filma, seksi i vërtet kërkon pak përgatitje.
4. Një televizor
Çështja e TV në dhomën e gjumit has debate, por ja që ekspertët janë pro tij. Edhe kur je vetëm, nuk je plotësisht vetëm.
5. Letra të lagura
Sepse, ku do të shkoni pa to? Mjafton të keni parasysh të kujdeseni për cilësinë e letrave.
6. Jastikë të mirë
Përveçs gjumit të mirë, një jastik ndikon edhe në rehatinë tuaj gjatë marrëdhënieve.
7. Peshqira
Mund të duhet të pastroni diçka dhe çfarë do bëni pa to?
8. Vajra esencialë
Ju ndihmojnë të shlodheni përveçse shtojnë kënaqësinë.
9. Një bllok shënimesh
Nga bisedat me partnerin mund të dalin fraza apo fjali që kanë nevojë për t’u mbajtur shënim. Plus mendimet tuaja është më mirë t’i hidhni diku.
Burimi: Huffington Post