‘E dimë ku jeton, mos nënshkruaj’ – fansat e Evertonit kërcënojnë Benitezin të mos bëhet trajner i klubit

‘E dimë ku jeton, mos nënshkruaj’ – fansat e Evertonit kërcënojnë Benitezin të mos bëhet trajner i klubit

Kërkimi i Evertonit për trajner të ri po vjen drejt fundit.

‘Toffees’ kanë qenë në kërkim të një zëvendësuesi të Carlo Ancelottit, pasi kaloi te Real Madridi më herët këtë muaj.

Një burrë që ka qenë shumë i lidhur me këtë post është Rafa Benitez, transmeton Periskopi.

Derisa pedigreja e spanjollit si trajner nuk mund të hedhet në diskutim, shumica e fansave të Evertonit nuk e duan në klub.

Kjo për shkak të lidhjes së tij të mëhershme me Liverpoolin.

61-vjecari kaloi gjashtë vite te ‘Të Kuqtë’, 2004-2010. Ai e quajti Evertonin ‘klub i vogël’ në vitin 2007, komente për të cilat ai pastaj ka kërkuar falje.

Shumë fansa të Evertonit i kanë bërë ndjenjat e tyre të qarta për emërimin potencial të tij.

Banerë janë lënë jashtë ‘Goodison Park’, duke kërkuar nga klubi të shikojë diku tjetër.

Mirëpo, duket se Evertoni nuk ka hequr dorë. ‘BBC’ raportoi në fundjavë se klubi shpreson ta emërojë Benitezin në disa ditët e ardhshme.

Një baner neveritës është lënë në afërsi të shtëpisë së Benitezit.

Spanjolli ende jeton në ‘Merseyside’ me gruan dhe dy bijat.

Baneri, i cili është fotografuar dhe po qarkullon nëpër rrjetet sociale, shkruan: ”E dimë ku jeton, mos nënshkruaj.”

Absolutisht e tmerrshme.

Fansat e Evertonit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre rreth zgjedhjeve të klubit për trajner, por ky baner thjesht i dërgon gjërat shumë larg. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: