E dhimbshme: Vdes boksieri i njohur që pas meçit pësoi gjakderdhje të brendshme në tru

E dhimbshme: Vdes boksieri i njohur që pas meçit pësoi gjakderdhje të brendshme në tru

Të dielën e kaluar u bë virale një video e boksierit Simiso Buthelezi duke gjuajtur grushta në ajër në mënyrë të pakuptueshme gjatë një përleshjeje, por fatkeqësisht afrikano-jugori është raportuar i vdekur pasi që nga ajo ditë ai ishte në koma.

Teksa luftonte për titullin WBF All Africa në peshën e lehtë, Buthelezi i tronditi të gjithë kur në raundin e dhjetë, teksa dominonte luftën dhe sapo kishte rrëzuar kundërshtarin e tij në litarë, ai filloi të gjuante tek këndi i ringut, shkruan MARCA përcjellë Periskopi.

Buthelezi u dërgua menjëherë në spital dhe u fut në koma në orën 23:00 të së dielës mbrëma dhe mjekët kuptuan se boksieri kishte pësuar një hemorragji cerebrale.

Më pas mjekët sot kanë dhënë lajmin se boksieri në fjalë ka vdekur.

Shpërndaje në: