E dhimbshme: Vdes babai i portierit të Liverpoolit, u mbyt në liqen
Babai i portierit të Liverpool, Alisson Becker është mbytur në një liqen pranë shtëpisë së tij të pushumeve në Brazil, transmeton Periskopi.
Jose Becker, 57 vjeç, ishte duke notuar në një digë në pronën e tij pranë qytetit të Rincao do Inferno dhe u shpall i zhdukur rreth orës 5 pasdite, teksa trupi i tij u gjetë në orën 11 pasdite.
Vëllai i tij i vogël, Muriel është gardian i portës së ekipit brazilian, Fluminense Internacional, për të cilin dikur luanin të dy vëllezërit Becker, dhe eikipi shkroi ngushëllimin e tyre.
Our thoughts are with Alisson Becker and his family this morning after his father tragically passed away. He drowned in a lake near his holiday home in Brazil yesterday. 🙏
Heartbreaking. 💔 pic.twitter.com/BPSRiJD3Ba
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) February 25, 2021
“M trishtim të madh morëm lajmin për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të ish-portierëve tanë Alisson dhe Muriel,” tha klubi.
Liverpool do të luajë me ekipin e Sheffield United të dielën. /Periskopi