E dhimbshme/ Këta janë dy të rinjtë që u vranë sot në Klinë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klinë, ku të vrarë me armë zjarri në një lokal, kanë mbetur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.
Dy viktimat të cilët gjeten vdekjen derisa po qëndronin në një lokal, në qendër të qytetit.
Identiteti i viktimav e është bërë publik nga kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezsaj.
“Me dhimbje e pikëllim të madhe e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbeten të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë”, ka shkruar Elezaj në Facebook.
Ndryshe, njëri nga viktimat që u qëlluan me armë zjarri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Derisa, i dyshuari për krimin tashmë është arrestuar.