E detyroi të stërvitet i vetëm dhe nuk e ftoi në skuadër: Sulmuesi shkon viral pasi feston në fytyrën e ish-trajnerit

E detyroi të stërvitet i vetëm dhe nuk e ftoi në skuadër: Sulmuesi shkon viral pasi feston në fytyrën e ish-trajnerit

Sulmuesi i Newport Countyt, Kevin Ellison po shkon viral në rrjetet sociale pasi festoi në fytyrën e ish-trajnerit pasi shënoi të shtunën.

42-vjecari, po ai vërtetë i ka 42-vjet, u inkuadrua nga banka rezervë kur kishin mbetur edhe 20 minuta dhe shënoi golin e tretë të Neëportit kundër Morecambes në ‘Globe Arena’, transmeton Periskopi.

Ai gol ia siguroi një epërsi 3-1 vizitorëve – dhe Ellison u drejtua nga vija teknike e trajnerëve, para se të bërtiste në fytyrën e ish-trajnerit.

Ellison shënoi 88 gola në 388 paraqitje për Morecamben mes viteve 2011-2020.

Mirëpo, sulmuesi i lindur në Liverpool u ngri në skuadër nga Adams dhe eventualisht u lirua si transfer i lirë pas nëntë viteve në klub.

Ellison u desh të stërvitej i vetëm sipas urdhërave të Adams, sic tregon postimi i mëposhtëm…

p1f0ma4m911d4d1n0f8c91hmbv7pb.jpg

Edhe fansat e Morecambes nuk ishin të lumtur me mënyrën si po trajtohej legjenda e klubit dhe këtë e kishin bërë të ditur në disa raste.

Me këtë në mendje, mund ta kuptojmë pse Ellison e bëri këtë veprim pasi shënoi të shtunën.

Shikoni pamjet më poshtë. /Periskopi.com/

p1f0ma7148mv841v1vhm5di1qvjd.jpg

Shpërndaje në: