E dëmtuan 600 mijë euro duke e detyruar ta mbyllë dhe ta shes kompaninë, Policia jep detaje për aksionin kundër fajdeve në Gjilan

E dëmtuan 600 mijë euro duke e detyruar ta mbyllë dhe ta shes kompaninë, Policia jep detaje për aksionin kundër fajdeve në Gjilan

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin kundër fajdeve që ka zhvilluar dje në Gjilan, ku janë arrestuar dy të dyshuar.

Sipas Policisë, të dyshuarit në këtë rast në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdesë duke e detyruar të njëjtën të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën mbi 600 mijë euro, duke e detyruar viktimën që ta mbyllë dhe ta shes kompaninë e tij.

Lidhur me rastin janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj  të dyshuarve.

“Gjilan, 2023/2024.  Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, më 21.06.2024 ka filluar  realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’. Gjatë hetimit të këtij rasti janë gjetura prova, se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të ‘fajdesë’ dhe ‘detyrimit’ për të cilat janë hetuar. Të dyshuarit në këtë rast  në vazhdimësi kanë ushtruar presion dhe kërcënime ndaj viktimës me qellim të marrjes se interesit nga veprimtaria e fajdesë duke e detyruar të njëjtën të veprojë në dëm të pasurisë se tij dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të dyshuarit i kanë shkaktuar dëme materiale viktimës në vlerën  mbi 600.000 euro, duke e detyruar viktimën që ta mbyllë dhe ta shes kompaninë e tij. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 2 të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa lidhur me rastin janë sekuestruar tri vetura, motorë sportiv, armë dhe municion, kartëmonedha euro, dokumente të ndryshme si dhe dëshmi tjera materiale të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj  të dyshuarve. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shpërndaje në: