E dashura e futbollistit të Kosovës në përkrahje të Djokovicit: “Sot qenka turp të jesh i shëndetshëm”
Andela Simac, e dashura e futbollistit të Kosovës Lirim Kastrati, i ka dalë në mbrojtje Novak Djokovicit, pasi tenistit serb iu ndalua hyrja në Australi të mërkurën, për të marrë pjesë në Australian Open, për shkak se nuk është i vaksinuar kundër Covid-19.
Djokovici nuk ishte në gjendje të ofronte dëshmi se ishte plotësisht i vaksinuar apo se kishte arsye ta forta mjekësore për t’u përjashtuar nga marrja e vaksinës gjatë kontrollit në Aeroportin e Melbroune.
Modelja kroate Simac, e cila është në një lidhje turbulente me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës Lirim Kastrati, e ka mbrojtur tenistin serb duke thënë se “sot njerëzit e shëndetshëm po i bëjnë të sëmurë”.
“Kanë ardhur kohëra kur njerëzit e shëndetshëm po i bëjnë të sëmurë. Sot është turp të jesh i shëndetshëm”, shkroi Andela në Instagram.
Menjëherë pas vendimit për t’ia ndaluar hyrjen në Australi, Djokovici u dërgua në Park Hotel, një ndërtesë karantinimi në Melbourne, pasi u mbajt në aeroportin e qytetit për nëntë orë të tëra.
34-vjeçari u ankua në gjykatën e Melbourne ndaj vendimit të autoriteteve australiane për refuzimin e vizës për t’u futur në vend dhe vendimi ndaj ankesës së tij është shtyrë për të hënën në orën 10:00, njoftuan zyrtarët e gjykatës.
Kastrati, i cili në verë iu bashkua Legia Warszawas nga Dinamo Zagrebi, është në një lidhje rreth dyvjeçare të gjatë me 25-vjeçaren nga qyteti Sinj, gjatë të cilës ata u ndan dy herë.
Andela ka qenë në lidhje edhe me futbollistin e njohur italian Mario Balotelli, i cili ishte shkaktar i ndarjes së Kastratit me kroaten për herë të fundit.