E çuditshme: Usyk me stërvitje brutale, mbanë frymën nën ujë për 4 minuta e 40 sekonda

E çuditshme: Usyk me stërvitje brutale, mbanë frymën nën ujë për 4 minuta e 40 sekonda

Kanë mbetur edhe tri ditë deri te meçi i madh mes Oleksander Usyk dhe Anthony Joshuas.

Gjigantët e boksit do të takohen për titujt WBA, IBF, WBO dhe IBO që aktualisht i ka boksieri ukrainas Usyk, shkruan Periskopi.

Sot, trajneri i Usyk ka zbuluar disa secrete që ukrainasi i bën gjatë stërvitjeve brutale.

Ai tha se Usyk noton për 5 orë pa u ndalur në pishinë, madje ai ka arritur ta mabjë frymën nën ujë për 4 minuta e 40 sekonda.

Trajneri i Usyk, Egis Klimas shpreson se këto gjëra do ta ndihmojnë boksierin ukrainas natën e 20 gushtit në Arabinë Saudite.

“Mund t’ju them, nuk kam parë askënd, nuk kam parë askënd në temperaturë 45 gradë të ecë me biçikletë për 100 kilometra.

“Nuk kam parë askënd duke notuar një ditë para konferencës për shtyp në Londër për 10 kilometra në pishinë për pesë orë.

“Unë kurrë nuk kam parë askënd që mban frymën nën ujë për 4 minuta e 40 sekonda – pothuajse duke vdekur, duke u tundur.

“Dhe pastaj unë e pyes atë “Çfarë nuk shkon me ju?” ai tha ‘E di që kam një trajner pas meje, ai nuk do të më lërë të mbytem, ​​do të më tërheqë.’

“Dhe unë shpresoj se e gjithë kjo do ta ndihmojë atë të shtunën mbrëma”, tha trajneri i boksierit ukrainas.

Kujtojmë se meçin e parë në Londër e kishte fituar Usyk pas vendimit unanim të gjyqtarëve.

Shpërndaje në: