E çuditshme: Pas distancimit social bien shitjet e deodorantëve
Në kohën e Covid, njerëzit po dalin më pak e po kalojnë më shumë kohë në shtëpi, dhe kjo do të thotë se njerëzit nuk kanë nevojë të hedhin aq shpesh deodorant!
Me rregullat e distancimit social në fakt, shitjet e tyre kanë rënë. Në vendet perëndimore, më pak njerëz shkojnë në zyrë e kalojnë më pak kohë me shoqërinë. Kjo ka bërë që shitjet e deodorantëve të reduktohen, ndërsa janë rritur nga ana tjetër ato të akulloreve të marra në shtëpi.
Kompania Unilever thotë se ka një tkurrje të kërkesës për artikuj të kujdesit vetjak, por njerëzit që rrinë Brenda po konsumojnë më shumë supë, në vakte kanë shtuar përdorimin e majonezës, dhe si desert, të gjithë preferojnë akulloren”, thonë drejtues të saj.
Sipas Unilever, shitjet e akulloreve u rritën me 15% në muajt e parë të vitit, dhe në periudhën prill-qershor, kjo rritje shkoi në 26%. Një gjë e tillë sipas kompanisë është shoqëruar me një rënie të shitjeve të akulloreve në vende publike.
Shumëkombëshja anglo-holandeze tani ka mbërritur vlerën e 155 miliardë dollarëve, duke kapërcyer prodhuesin e ilaçeve AstraZeneca, apo emra të tillë si Royal Dutch Shell, HSBC dhe BP.