E çuditshme – Në ndeshjen Austri – Danimarkë në fushë u hap një vrimë e madhe
Ndeshja mes Austrisë dhe Danimarkës filloi me vonesë, kjo si shkak se në stadium nuk kishte energji elektrike.
Por, kjo nuk ishte e tëra që ndodhi në stadiumin “Ernst Happel”, në fushë u hap një vrimë e madhe e cila çuditi gjithë lojtarët, shkruan Periskopi.
Nga fotografitë që janë publikuar, shihet se vrima që u hap në fushë ishte shumë e madhe.
Si erdhi deri te kjo ende nuk ka informacion.
Ndryshe, takimi u mbyll me rezultatin 1:2 në të mirë të Danimarkës.