E çuditshme dhe e padëgjuar më parë – Edhe mjeku i Barcelonës u lëndua ndaj Sociedadit

E çuditshme dhe e padëgjuar më parë – Edhe mjeku i Barcelonës u lëndua ndaj Sociedadit

Skuadra e Barcelonës u përball me lëndimet të shumta të lojtarëve në fitoren 0:1 ndaj Real Sociedadit.

Në këtë ndeshje që ishte famkeqe për Barçën, u lënduan katër futbollistë, madje mediat spanjolle raportojnë se edhe mjeku i skuadrës është lënduar po atë natë, përcjellë Periskopi.

Në këtë ndeshje u lënduan, Gerrard Pique, Alba, Ronald Araujo dhe Dani Alves.

E çuditshme duket, por përveç lojtarëve dhe mjeku Ricard Pruna është lënduar keq dhe do të mungojë për disa ditë.

Shpërndaje në: