E BUJSHME: Patologjistja e gjuhës i mëson qenit të saj 29 fjalë njerëzore
Një patologe e gjuhës i ka mësuar qenit të saj, Stellas, 29 fjalë.
Stella “flet” duke shkelur në butonë të mëdhenj të programuar me incizim fjalësh. Qeni shpreh dëshirat e tij, komentet mbi eventet në shtëpi, dhe madje ofron edhe opinionet.
Është e qartë se qentë kanë kapacitetin për të kuptuar fjalët e njerëzve. Përgjigjja e kaninëve për “jashtë,” “të ecim”, apo “veruta” është edhe ndihmuese por edhe argëtuese për njerëzit, shkruan BigThink, përcjell Periskopi.
Çdo pronar apo familje mëson qenin e tyre një fjalor që qeni mund ta mësojë, me përjashtim të fjalës “jo” dhe “keq” natyrisht. Kështu që, nëse qentë mund të kuptojnë fjalët tona, çfarë lloj komunikimi mund të jetë i mundur nëse ata aftësohen që t’i thonë me zë ato?
Patologja e gjuhës [SLP], Christina Hunger ka përdorur pajisjet komunikuese Augmetative dhe Alternative [AAC] në punën e saj dhe kështu vendosi të shihte nëse kishte shans që Stella të përdorte fjalët. Rezultatet e eksperimentit të saj janë të mahnitshme.
Fjalori i Stellës është 29 fjalë, dhe ajo mund t’i përdorë në mënyrë fluide madje edhe së bashku për të shprehur dëshirat dhe ndjenjat e saj. /Periskopi